UBT News

Krasniqi: Katër policët e lënduar në veri janë liruar nga QKUK, gjendja e tyre stabile

Janë liruar katër policët që po trajtoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit kundër kontrabandës së mallrave të Policisë dhe Doganës së Kosovës në veri të vendit.

Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha se gjendja e të lënduarve është stabile.

“Në bazë të informatave që kemi pranuar nga ekipet mjekësorë të Qendrës Emergjente janë paraqitur katër zyrtarë policor të cilët tashmë janë liruar në shtëpi dhe gjendja e tyre është stabile. Ata kane shenja të lehta në trup dhe u janë bërë kontrollet e tyre. Dhe tashmë para 20 minutash është liruar edhe zyrtari i fundit”, tha Krasniqi.

“Tani për tani jemi në kontakt me Spitalin e Mitrovicës dhe nuk kemi ndonjë informatë që mund të sjellët ndonjë person tjetër i lënduar”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve që po marrin trajtim mjekësor në QKUK është edhe kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti.

Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri janë lënduar tetë zyrtarë policor dhe një qytetar.

Exit mobile version