UBT News

​Krasniqi: Epopeja e UÇK-së është momenti i kthesës më të madhe në historinë e vendit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi deklaroi se Epopeja e UÇK-së është kthesa më e madhe në historinë e vendit. Sakrifica e jashtëzakonshme e familjes Jashari, siç u shpreh ai, është e paparë në historinë botërore.

Kështu u shpreh ai pas homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me anëtarë tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Epopeja e familjes Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është momenti i kthesës më të madhe në historinë e re të vendit tonë. Është momenti kur sakrifica e jashtëzakonshme dhe e paparë në historinë botërore u bë kushtrimi për popullin e Kosovës, për tu ngritur dhe për të luftuar për lirinë që e gëzojmë sot. Andaj çdo 5 ,6 dhe 7 mars vijmë këtu në Prekaz, në vendin ku i ka rrënjët liria jonë për të shprehur respektin e përjetshëm për kryekomandantin legjendar, Adem Jashari, për familjen Jashari, për gjithë dëshmorët, martirët dhe të rënët në rrugën e lirisë dhe në mënyrë të veçantë për UÇK-në si dhe për të marrë frymëzimin tonë për gjithë neve që jemi të angazhuar në jetën publike për të mos harruar që gjithmonë angazhimi ynë publik duhet të jetë për të mirën e vendit dhe për ta bërë Kosovën tonë më të mirë”, deklaroi Krasniqi.

5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore.

Exit mobile version