UBT News

Krasniqi: Adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi në seancën e parë gjyqësore në Hagë deklarpo se atij i është bërë padrejtësi. Ai theksoi se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd.

“Natyrisht në seancat tjera unë do të them edhe më shumë, veç nuk do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb Vukçeviqi tha këto ditë, pasi është ngritur aktakuza, se ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj masakarade është në Beograd dhe te mbështetësit të politikave të saj kudo qofshin ato”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version