UBT News

Krah Trumpit që në nisje të fushatës, JD Vance: Do të kemi rikthim të jashtëzakonshëm ekonomik

David Vance, i zgjedhuri i Donald Trump si zëvendës president për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, e nisi fjalimin e tij pranë Donald Trump-it në Florida me një deklaratë të fuqishme. Duke iu drejtuar mbështetësve të mbledhur në një tubim madhështor, Vance theksoi se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë është një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë politike të Shteteve të Bashkuara dhe premtoi për një epokë të re të zhvillimit ekonomik.

“Zoti president, ju falënderoj që më dhatë mundësinë të jem pjesë e këtij rrugëtimi historik. Jemi këtu, dëshmitarë të këtij rikthimi të jashtëzakonshëm, i cili do të rilindë shpresat dhe mundësitë për të gjithë amerikanët,” deklaroi JD Vance, duke ndezur entuziazmin e të pranishmëve.

Në vijim, ai u zotua se administrata e re, nën drejtimin e Trump, do të ringrejë ekonominë amerikane, duke i vendosur të gjithë sektorët në binarët e duhur. “Nën drejtimin e Trump ne nuk do të ndalemi. Do të bëjmë gjithçka për të siguruar të ardhmen tuaj. Do të rikthejmë rritjen më të jashtëzakonshme ekonomike që kemi parë ndonjëherë,” theksoi Vance, duke u angazhuar për politika të guximshme dhe reformatore.

Presidenti Trump, gjithashtu, u shpreh se fitorja e tij është e garantuar dhe pret 315 vota elektorale, duke theksuar se do të luftojë për popullin amerikan me çdo frymëmarrje. “Kemi fituar votën popullore,” tha Trump, “dhe nuk do të ndalemi së punuari për ju, qytetarët e këtij vendi të madh.”

Të dy liderët prezantuan një vizion të bashkuar për një të ardhme ekonomike të fortë, me një retorikë të vendosur dhe një premtim për një rilindje kombëtare, teksa fushata presidenciale e vitit 2024 sapo ka nisur me një energji të jashtëzakonshme./UBTNews/

Exit mobile version