UBT News

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Besnik Buzhala, ka deklaruar se verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të merr më shumë kohë se zakonisht për shkak të pushimeve vjetore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai ka shtuar se pas dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve, Zyra e Sekretariatit është duke i përgatitur ato për procedurat e verifikimit.

Pasi që është pyetur nga një anëtar i KQZ-së se sa do të merr kohë, Buzhala është përgjigjur se do të vonohen, raporton KosovaPress.

Zyra është duke përgatitur listën e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim. Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala.

 

Exit mobile version