Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se materialet e nevojshme janë shpërndarë në çdo vendvotim, si dhe vendvotimet janë hapur në orarin e paraparë në gjithë territorin e Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë për media të KQZ-së u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
Elezi njoftoi se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 794 mijë e 862./UBTNews