Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen edhe 8 vendvotime për kryetar dhe 35 vendvotime për Kuvende Komunale.
Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se të njëjtat vendvotime nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta.
“Rekomandohet për shkak të mospërputhjes së të dhënave, të ngatërrimit të rubrikave dhe ka mosperputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve, 8 vendvotime për kryetar komune të ketë rinumerim dhe në 35 për Kuvende komunale të ketë rinumërim”, tha ai.
Rinumërimi i tyre do të fillojë sot në orën 17:00.