Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë dhe miratojë sot qendrat e votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Në një mbledhje e cila do të nisë në orën 13:30, KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë edhe rekomandimin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Sipas një njoftimi të KQZ-së, mbledhjen me një fjalë hyrëse do ta hap kryesuesi i mbledhjes së KQZ-së, më pas do të raportohet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ.
“Raport i Këshillave të KQZ, Këshilli për Operacione Zgjedhore, Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Listës Preliminare të Votuesve, si dhe njoftimit për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimit dhe konfirmimit të LV-së”, thuhet në njoftim.