Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit. Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale.
Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj tha këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.
Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori.