Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është marrë vendim që të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe votave të diasporës në shtatë vendvotime.
Ky rinumërim do të ndodhë pas ankesave që janë bërë nga disa kandidatë për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e që bëhet fjalë edhe për rastin që u përfol në media për kandidaten Meliza Haradinaj-Stublla.
Rinumërimi i këtyre votave nis sot në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook se e mirëpret vendimin e PZAP-së për rinumërimin e votave, meqë sipas saj, ‘ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit të saj në vjedhjen e votave’.