UBT News

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat në veri të vendit, janë hapur me kohë dhe çdo gjë ka shkuar në rregull.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka informuar se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit pro apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në këto katër komuna, është rreth 46 mijë e 556 votues.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit është tetë, në Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë. Në përgjithësi numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23, megjithëse 63 vendvotime, numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni nga katër komunat, është 46 mijë e 556 votues”, ka informuar Elezi.

Elezi ftoi të gjithë qytetarët e katër komunave, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit të funksionit të kryetarit të komunës së tyre.

Exit mobile version