UBT News

KQZ sot certifikon 11 subjekte politike dhe rreth 600 kandidatë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës ku në rend dite është certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi sipas së cilit në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë.

“Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë”, tha Elezi.

Exit mobile version