Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga Gjermania, i cili përfshin serverë dhe pajisje teknologjike për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ky donacion ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, vlerësoi mbështetjen e shtetit gjerman dhe theksoi se ky donacion është një investim i madh në integritetin e procesit zgjedhor, duke ndihmuar në përmirësimin e besimit të qytetarëve ndaj procesit. Radoniqi bëri thirrje për një proces zgjedhor të qetë dhe ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehu besimin e tij se zgjedhjet do të zhvillohen pa vështirësi, duke shtuar se donacioni do të sigurojë një proces zgjedhor të sigurt dhe do të fuqizojë organet e administratës zgjedhore, duke rritur besimin e publikut.
Po ashtu, Ushtruesja e detyrës së shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, theksoi se ky donacion do të mundësojë një strukturë të besueshme teknologjike për KQZ-në, duke garantuar funksionimin e lehtë dhe të sigurt të proceseve zgjedhore.
Në kuadër të këtij donacioni, janë arritur gjithashtu fletëvotimet, dhe më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të rregullta të Kosovës./UBTNews/