UBT News

KQZ njofton për periudhën e regjistrimit për votim përmes postës

Të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote të cilët jetojnë jashtë vendit, që nga 13 janari e deri më 21 janar mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Kështu ka bërë të ditur të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Exit mobile version