UBT News

KQZ miraton zëvendësimin e 13 deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës. Janë nëntë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që do të zëvendësohen.

Donika Gërvalla Schwarz është zëvendësuar nga Shqipe Isufi, Arben Vitia nga Enver Haliti, Hekuran Murati nga Mirsad Shkreta, Faton Peci nga Gramos Agusholli, Liburn Aliu nga Alban Bajrami, Arbërie Nagavci nga Yllza Hoti, Hajrulla Çeku nga Jahja Kokaj, Rozeta Hajdari nga Gresa Bytyqi Kelmendi dhe Xhelal Sveçla nga Hydajet Hyseni Kaloshi.

Ndërsa, është miratuar edhe zëvendësimi i Daut Haradinaj me Shemsedin Dreshaj, deputet nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Fikrim Damka nga KDTP do të zëvendësohet me Enis Kervan, nga IRDK Elbert Krasniqi do të zëvendësohet me Fridon Lala, dhe Emilija Redžepi nga NDS do të zëvendësohet nga Samra Ilijaz.

Partitë politike, LVV, PDK, AAK dhe LDK që janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës zgjedhore, KQZ-ja ka marrë vendim që t’ua ndalojë mjetet nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve politike.

Kësisoj nga ky fond, LVV-së do t’i ndalen 40, 700 euro, PDK- 66, 100 euro, LDK- 20, 600 euro dhe AAK-52, 750 euro.

Në mbledhjen e KQZ-së, Yll Buleshkaj theksoi se ky borxh do të ndahet në dy këste me qëllim që të buxheti i subjekteve politike mos të bie në zero.

Exit mobile version