Mbi dy milionë është numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës sa zgjedhjeve për subjektet politike.
Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një euro për votues të regjistruar. Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues.