Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e specifikave të kabinave të votimit që do të përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore. Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua vendimi për largim të sprejit e që do të përdoren ngjyra matrikuluese. Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë.
Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së ka thënë se këto kabina duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ
“Ne kemi shqyrtuar disa modele dhe disa lloje materialit që përdoret. Ka qenë e domosdoshme që specifikat e kabinës së votimit të përdorën për disa procese zgjedhore, ky material duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ gjë që do të kursente buxhetin e shtetit dhe të KQZ-së. Këto specifikat janë konform që kemi pas si Këshill i operacioneve ligjore”, ka thënë Elshani.
Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së e sheh si të arsyeshme qe duhet me pas një orë praktike me pa sa është e mundshme një kamerë t’i sheh personat se për kë voton.
“Unë mendoj qe njëherë duhet me pas një orë krejt praktike dhe kemi për detyrë të KQZ-së po me i marr krejt ata qe kanë rezerva lidhur me vendosjen e kamerave dhe pozitën e kabinave të votimit dhe me marr kamera të mira edhe me praktikisht edhe ata qe kanë vërejtje se vërejtjen duhet me i marr seriozisht dhe me pa sa është e mundshme një kamerë me pa ku mundet me qenë problemi, a mundet me dit dikush për kë unë po votoj”, tha ai.
Edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, u shpreh se ky format i kabinës është më i përshtatshëm prej dallim prej herëve të tjera
“Kabina në formatin qysh është e përshtatshme për vendosjen ne tavolina në qendra votimit për dallim prej herëve tjera ky dimension është me i gjerë dhe me i gjatë, zë hapësirë në të gjitha dimension me ndervepru edhe më mirë baza saj është tavolina e shkollës”, tha Krasniqi.
Spreji i cili hidhej në gishtin e madh të një qytetari i cili votonte nuk do të përdoren në proceset e ardhshme zgjedhore. Në vend te sprejit KQZ do te përdore ngjyrën matrikuluese, me të cilën do të bëhet gishti i madh i dorës së djathtë të votuesit. Ky vendim u mor në mbledhjen e 36-të të KQZ-së për vitin 2024.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e specifikave te kabinave të votimit që përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore.
Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë.