UBT News

KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime – 35 nga to në Vushtrri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të rinumërojë 50 vendvotime në të gjithë Kosovën, përfshirë 35 të tillë nga komuna e Vushtrrisë. Kjo ka ardhur pas kërkesës nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, për rinumërim të plotë të 15 vendvotimeve, ku u identifikuan mospërputhje të nënshkrimeve në listat e votimit.

Elshani ka shtuar se 25 vendvotime të tjera në Vushtrri janë përzgjedhur për rinumërim për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të votave, veçanërisht lidhur me ndryshimet në rezultatet e kandidatëve të LDK-së. Ai theksoi se rinumërimi i këtyre vendvotimeve është i nevojshëm për të hequr çdo dyshim mbi procesin e votimit dhe numërimit.

Kryesuesi i Sekretariatit, Besnik Buzhala, njoftoi se rinumërimi do të fillojë në orën 16:00 dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me procesin, përfshirë hapjen e kutive për vlerësimin e votave të pavlefshme pas përfundimit të afateve të ankesave./UBTNews/

Exit mobile version