Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, të mbajtura më 29 nëntor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se në Podujevë fitoi kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 18 mijë e 286 vota apo 51.9%. PDK-ja mori 4 mijë e 341 vota apo 12.3% të votave, kurse LDK-ja 12 mijë e 627 vota apo 35.8%.
Në komunën e Podujevës, numri i zgjedhësve të regjistruar ka qenë 87 mijë e 805 votues, numri i zgjedhësve që kanë votuar në secilin vendvotim ka qenë 34 mijë e 373, numri i votuesve me kusht është 919, ndërkaq pjesëmarrja e pergjithshme 40.76%.
Në Mitrovicë të Veriut fitoi Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq me 7 mijë e 916 vota apo 39.5%.
Sa i përket Mitrovicës së Veriut, numri i zgjedhësve të votuar ka qenë 23 mijë e 316 votues, numri i zgjedhësve që kanë votuar në secilin vendvotim 8 mije e 874 votues, numri i votuesve me kusht 172, kurse pjesëmarrja e përgjithshme 38.8%./UBTNews