UBT News

KQZ-ja publikon rezultatet e përditësuara preliminare nga numërimi i të gjitha vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar ditën e enjte rezultatet preliminare nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përfshirë numërimin e të gjitha vendvotimeve (2533).

Sipas të dhënave të reja, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 342.281 vota, që përfaqësojnë 40.80% të totalit. Pas saj renditet Partia Demokratike me 184.811 vota (22.03%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike me 147.888 vota (17.63%) dhe koalicioni AAK-Nisma me 62.588 vota (7.46%).

Është e rëndësishme të theksohet se këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës.

Po ashtu, KQZ-ja njoftoi se deri tani janë numëruar 92.73% e votave për kandidatët për deputetë.

Exit mobile version