Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më 1 shtator përmes elektronike, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar (selfie) duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
Në mbledhjen e mbajtur të hënën, nga KQZ-ja thanë se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cili ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së Burim Ahmetaj ka thënë se periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar (selfie) duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.
Po ashtu, u bë e ditur se është duke vazhduar edhe periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Deri më 1 shtator, KQZ ka pranuar 85 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, prej të cilave 69 janë aprovuar dhe 14 kërkesa të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, kërkoi nga diaspora që t’i përmbahen kritereve të përcaktuara nga KQZ.
“Në shumicën e rasteve në pjesën e platformës ku kërkohet bashkëngjitjes së fotografisë me dokument në dorë për votim jashtë vendit. E njëjta fotografi përçohet tek pjesa e platformës kjo duhet të jete mënyra besoj qe shpejtë do të ketë mënyra se si bëhet. Le te shpërndahet si informacion se kemi të bëjmë me një procedurë shumë të thjeshtë”, u shpreh ai.