UBT News

KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në rend dite kishte miratimin e katër rregulloreve zgjedhore.

KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike. Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.

Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Exit mobile version