UBT News

KQZ-ja miraton fletëvotimin për votimin në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për zgjatjen e afatit deri më 5 prill 2024

Ky afat pritej të përfundonte sot dhe sipas të dhënave jopërfundimtare të KQZ kanë aplikuar një numër simbolik për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për votimin e 21 prillit.

KQZ-ja mori vendim edhe për miratimin e përmbajtjes së fletëvotimit dhe pyetjes që do t’u parashtrohet votuesve më 21 prill.

Votuesve në katër komunat veriore do t’iu parashtrohet kjo pyetje: A pajtoheni që (emri dhe mbiemri i kryetarit të komunës) të largohet nga funksioni i kryetarit të Komunës (emri i komunës)?

Ndërkaq te njoftimi për materialet në Depo të KKZ, në secilën komunë, u vendos që të mbahet për një ditë tjetër.

Exit mobile version