Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje me të gjitha votat për të anëtarëve prezentë (10), KQZ-ja miratoi rregulloret e reja për administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, si në vijim:
Rregullore Nr. 01-2023 regjistrimi dhe funksionimi i partive politike;
Rregullore Nr. 03-2023 për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;
Rregullore Nr. 04-2023 krijimi, konfirmimi dhe kundërshtimi i listës së votuesve;
Rregullore Nr. 05-2023 certifikimi i subjekteve politike dhe i kandidatëve të tyre;
Rregullore Nr. 06-2023 për themelimin dhe ndërrimin e qendrave të votimit;
Rregullore Nr. 07-2023 regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës;
Rregullore Nr. 08-2023 fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike;
Rregullore Nr. 09-2023 vëzhguesit e zgjedhjeve;
Rregullore Nr. 10-2023 regjistrimi dhe votimi i personave me nevoja të veçanta;
Rregullore Nr. 11-2023 fletëvotimet dhe broshurat;
Rregullore Nr. 12-2023 për këshillat e vendvotimeve;
Rregullore Nr. 13-2023 votimi, numërimi në vendvotim dhe menaxhimi i qendrës së votimit;
Rregullore Nr. 14-2023 për rezultatet preliminare;
Rregullore Nr. 15-2023 Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve;
Rregullore Nr. 16-2023 për zgjedhjet e parakohshme.
Të gjitha këto Rregullore do të publikohen së shpejti në ueb faqen e KQZ-së dhe për këtë do të bëhet njoftim i ri.
Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, organizohen sipas Rregullave Zgjedhore të mëhershme të miratuara nga KQZ-ja.