UBT News

KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite të mbledhjes së sotme është edhe certifikimi i Rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Po ashtu në rend dite janë edhe disa pika të tjera.

Exit mobile version