Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar 699 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ky institucion pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues ka aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Burim Ahmetaj ka treguar se 76 për qind e aplikacioneve për votim jashtë vendit kanë ardhur nga Gjermania e Zvicra.
“Jemi në fazën e përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve. Jemi në fazën e aplikimin për regjistrim për të votuar përmes postës. Periudha prej 10 korrikut deri më 14 korrik kanë qenë 699 aplikacione për regjistrim, të gjitha janë pranuar përmes e-mailit”.
“Nga këto aplikacione prej 653 janë aprovuar që kanë plotësuar kriteret juridike. Në pritje janë 46 aplikacione tjera që ju është dërguar e-mail për plotësim të kritereve për regjistrim. Aplikacionet nga tabela shihet që 76 për qind janë nga Gjermania e Zvicra”.
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe përfundon më 18 gusht.
Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor.