Para fillimit të mbledhjes, i pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se fushata zgjedhore mbetet 30 ditë, raporton EO.
Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike të certifikuara që t’i respektojnë masat kundër Covid-19, gjatë fushatës zgjedhore.
“E shoh të nevojshme që ti adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore”.
“Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, andaj i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe t’i mbahen rregullave të KQZ-së”.
“Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”.