UBT News

KQZ: Fillon periudha për aplikim të partive për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur zyrtarisht periudhën për aplikim të subjekteve politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Afati për aplikim do të zgjasë 49 ditë, deri më 13 gusht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se për të lehtësuar këtë proces, aplikimi do të mund të bëhet online përmes platformës elektronike të KQZ-së.

“Duke filluar nga sot, subjektet politike mund të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe, ato duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale”, tha Elezi.

Ai shtoi se vendimi për llojin e pjesëmarrjes dhe për komunat ku do të garojnë i mbetet në dorë secilit subjekt politik. “Subjektet politike mund të vendosin nëse duan të garojnë vetëm për kryetar komune, për kuvend komunal ose për të dyja”, deklaroi Elezi.

Exit mobile version