UBT News

KQZ: Është tejkaluar problemi, të dhënat po shfaqen pa pengesë në platformën e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është zgjidhur problemi teknik që ka penguar publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas njoftimit, të dhënat tani po shfaqen në platformën elektronike të rezultateve pa asnjë pengesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se deri tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve dhe se të dhënat e publikuara janë të sakta dhe të verifikuara. Elezi ka shtuar se mediat dhe qytetarët mund të konsultohen lirshëm me të dhënat që janë shfaqur në platformë.

“Po ashtu, gjatë gjithë natës, KQZ ka punuar për të verifikuar rezultatet e arrijmë në platformën elektronike, duke i krahasuar ato me të dhënat e regjistruara nga formularët e rezultateve të subjekteve politike, të cilët janë plotësuar në vendvotime pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve”, ka theksuar Elezi.

Ky zhvillim vjen pas disa orëve vonesë, kur platforma kishte hasur në disa probleme teknike, duke e bërë të pamundur publikimin e rezultateve të herëshme. Me tejkalimin e këtij problemi, procesi i publikimit të të dhënave ka vazhduar pa pengesa./UBTNews/

Exit mobile version