Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë. Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit.
Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, sipas aktit nënligjor të KQZ-së, Rregullore Zgjedhore nr. 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike, nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Po ashtu KQZ mori vendim për miratimin e procedurës së veprimit në Qendrat Komuna e të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025. Me anë të kësaj procedure, përcaktohet themelimi, funksionimi dhe menaxhimi i QKN-ve, duke përfshirë mbikëqyrjen, pranimin e materialeve zgjedhore, numërimin e fletëvotimeve dhe verifikimin e rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime./D.B/EO