UBT News

KQZ do të kërkojë nga qeveria që të pezullojë kufizimin e lëvizjes në ditë e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të pezullojë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për 48 orë, në periudhën kur do të votohet për zgjedhjet lokale në Kosovë. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Një kërkesë e tillë është bërë edhe nga Sekretariati i KQZ-së.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se është raportuar për 20 tubime politike zgjedhore të cilat i kanë shkelur masat anti-Covid, e që përfshijnë periudhën nga 16 shtatori deri më 11 tetor.

“Nga 16 shtator deri më 11 tetor, sipas raportimeve nga komisionet komunale të zgjedhjeve, deri më tani janë paraqitur 896 kërkesa për tubime politike, sipas rregullave të KQZ-së dhe masave mbrojtëse nga qeveria e Kosovës.

Sipas raporteve që i kemi deri më tani, 20 tubime politike janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin e qeverisë për masat mbrojtës e ndaj Covid 19, kurse 896 tubime të tjera politike të miratuara nga KKZ dhe policia prej tyre 181 edhe pse janë lajmëruar, nuk janë mbajtur fare”, ka thënë Ahmetaj.

Ndër të tjera, sekretariati ka rekomanduar që në secilin vendvotim të lejohet vetëm nga një vëzhgues nga një subjekt politik, për shkak të situatës me pandeminë.

Gjthashtu ai ka bërë të ditur se deri më 12 tetor, KQZ ka pranuar 3 mijë e 481 pako që supozohet të jenë fletëvotime nga jashtë Kosovës.

“Aktualisht jemi në periudhën e votimit jashtë Kosovës, periudhë e cila ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë më datën 15 tetor, deri më datën 12 tetor, KQZ ka pranuar gjithsej 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime… Do të pranohen pako me fletëvotime deri më datën 15 tetor, deri në orën 23:59”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, menaxherët e qendrave të votimit do të kenë për detyrë t’u kërkojnë trupave zgjedhor dëshmitë e vaksinimit, testin PCR negativ apo dëshminë që e ka kaluar virusin në gjashtë muajt e fundit.

Ndërsa një gjë e tillë nuk vlen për qytetarët e Kosovës do të cilët do të jenë votues më 17 tetor.

KQZ ka shtuar se personat që kanë edhe shtetësinë e Maqedonisë së Veriut do të mund të votojnë atje ku identifikimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë 3292 votues me nevoja të veçanta.

Ndërsa u njoftua se ka përfunduar printimi i listave përfundimtare të votuesve dhe të njëjtat kanë arritur në depon qendrore të KQZ-së dhe procesi i shtypjes së formularëve është në proces e sipër.

Është finalizuar numri dhe përbërja e ekipeve mobile ku është bërë e ditur se do të jenë 194 ekipe mobile, 109 për personat me nevoja të veçantë dhe 87 për personat e infektuar me Covid-19.

Exit mobile version