Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 19:00 në nivel vendi kanë dalë 475 mijë e 751 persona në zgjedhje apo në përqindje 37.88.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se janë mbyllur të gjitha vendvotimet.
“Procesi i votimit ka përfunduar dhe të gjitha vendvotimet janë mbyllur aktualisht numri i qytetarëve që kanë votuar është 475 mijë apo 37.87% tek 1 mijë e 633 vendvotime”, tha Radoniqi.
Ai krejt në fund falënderoi të gjitha institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit të rregullt zgjedhor.
Sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.