UBT News

KQZ: Deri në ora 12:00 janë verifikuar rezultatet nga mbi 800 vendvotime

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se deri në orën 12:00, janë verifikuar rezultatet nga 845 vendvotime për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave dhe nga 792 vendvotime për zgjedhjet e Kuvendeve Komunale.

Sipas tij, në Qendrat Komunale të Numërimit po zhvillohen paralelisht tri procese: verifikimi i rezultateve për kryetarë, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për asambletë komunale.

Rezultatet e përditësuara janë të qasshme në platformën zyrtare të KQZ-së.

“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.

“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai,/S.K/EO/

Exit mobile version