Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja, ku janë numëruar 89.62% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 310318 vota ose 41.07 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 168617 vota ose 22.31 %, Lidhja Demokratike me 132838 vota 17.58 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57423 vota ose 7.60 %.
Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.
Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280%, PDK 148.285 vota 17,009%, LDK me 110.985 vota ose 12,731% dhe AAK me 62.111 vota ose 7,124%.