UBT News

​KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për 18 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për 18 komuna në të cilat u mbajtën në rundin e dytë zgjedhor më 9 nëntor 2025.

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-Së nga kryesuesi i saj, Kreshnik Radoniqi tha se asambleja komunale e Istogut nuk votohet sot pasi ka ende çështje që mund të parashtrohen ankesa.

Në Gjakovë fitues i zgjedhjeve është Ardian Gjini me 56.69% të votave, në Gjilan fitues i zgjedhjeve është Alban Hyseni me 61/26% të votave, në Dragash Bexhet Xheladini fitues i zgjedhjeve me 56.19% të votave, në Kaçanik fitues i zgjedhjeve është Sabedin Vishi me 51.19% të votave, në Klinë fitues është i zgjedhjeve është Zenun Elezaj me 58.06%në Fushë-Kosovë fitues është Valon Prebreza me 55,12% të votave, në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci me 53.67% në Obiliq fitues i zgjedhjeve është Halil Thaçi me 51.29%të votave, në Rahovecë, Smajl Latifi është fitues i zgjedhjeve me 52.17% të votave në Pejë fitues i zgjedhjeve është Gazmend Muhaxheri me 61/09% të votave në Prishtinë fitues i zgjedhjeve është Përparim Rama me 51.41% të votave, në Prizren fitues i zgjedhjeve është Shaqir Totaj me 53.42% të votave, në Suharekë fitues i zgjedhjeve është Bali Muharremaj me 55.34% të votave”, tha ai.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi deklaroi se janë kundër certifikimit të rezultatit zgjedhor për komunën e Kllokotit.

Votojmë për të gjitha, por votojmë kundër certifikimit në Kllokot” , tha ai.

Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar edhe kërkesat për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.

Javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë të mbajtur me 12 tetor 2025./KP

Exit mobile version