Në mesnatë është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të subjekteve politike me kandidatët e tyre për deputetë në garën zgjedhore të datës 28 dhjetor.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se të gjitha subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.
“Në garën zgjedhore marrin pjesë: LDK-ja me 110 kandidatë, PDK 110 kandidatë, Lista Serbe 33, KDTP 16 kandidatë, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës 53, Nova Demokratska Stranka 40, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12, Partia Liberale Egjiptiane 74, Socialdemokratska Unija (SDU) 35, Jedinstvena GOranska Partija 23, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 40, AAK 110, Nisma Socialdemokrate 110, Kosovaki Nevi Romani Partia 11, Fjala 20, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 14, Kosovski Savez 10, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 44, Lëvizja Vetëvendosje 110, PAI-PDAK-LPB 90, Koalicioni Vakat 43, PSA 62, Iniciativa Qytetare për Kosovës 10 kandidatë dhe Nedzmedin Sejdilar, si kandidat i pavarur”, tha Elezi.
Gjithsej në garë për legjislaturën numër dhjetë në Kosovën e pasluftës janë 1 mijë e 181 kandidatë./S.K/KP/KQZ
