Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e mbajtur të martën, ka shpallur konkurs për kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit.
Konkursi është shpallur për kryeprokuror të Prokurorisë së Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Pejës dhe të Apelit.
Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, ka bërë të ditur se ky konkurs do të jetë i hapur 15 ditë, nga 21 tetori.
“Prokurorisë së Apelit, Prokurorive Themelore në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë. Konkursi do të jetë i hapur 15 pas datës së shpalljes”, ka thënë ai.
Po ashtu në këtë mbledhje u caktua edhe Paneli Vlerësues për kandidaturat për kryeprokuror të Prokurorive, për të cilat u shpall konkursi.