UBT News

KPK i kërkon Osmanit që me urgjencë të dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit

Këshilli Prokurorial i Kosovës informoi se sot iu drejtua Zyrës së Presidentes së Kosovës me kërkesë për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo kërkesë, siç bëri të ditur KPK, u bë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që “kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim”.

KPK kërkoi që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend, prandaj KPK-ja thekson se shtetit dhe institucionit tonë i nevojitet Kryeprokurori i Shtetit me mandat dhe fuqi kushtetuese dhe ligjore”, bëri të ditur KPK.

Exit mobile version