Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës të dhënë të hënën në seancën e Kuvendit të Kosovës për rastin e aktivistit të Astrit Deharit, i cili ka vdekur në qendren e paraburgimit në Prizren.
Në një reagim të tyre thuhet se deklaratat e Kurtit pa fakte dhe duke keqinformuar publikun, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të ndjerëve dhe janë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë.
“Deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, thuhet në reagim.
Sipas KPK-së dhe ZKPSH-së qasja e Kurtit dëmton funksionimin e institucioneve demokrtatiek duke i bërë thirrje atij që dhe Lëvizjes Vetëvendosje të mos e sulmojnë sistemin prokuroria.
“Një qasje e tillë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dëmton funksionimin e institucioneve demokratike dhe ka për qëllim minimin e reputacionit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet institucionale për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe në vend që Kryeministri t’i mbështesë kërkesat buxhetore të sistemit prokurorial, ai zgjedhë rrugën e sulmeve ndaj institucioneve të Prokurorit të Shtetit. Andaj, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje Kryeministrit të vendit, anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të partisë në pushtet që të jenë të përmbajtur, të tregojnë sjellje të përgjegjshme institucionale dhe të mos tentojnë që përmes diskursit dhe retorikës politike ta sulmojnë sistemin prokuroria”, thuhet tutje.
Në seancën e Kuvndit të hënën, kryeministri Kurti ka folur edhe për rastin e Astrit Deharit.
“Qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë dhe gjyqësinë. Prokuroria duhet të zbardh rastin e shokut tonë, të mbytur në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Prokuroria nuk është reformuar”, tha Kurti