UBT News

Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, ka bërë thirrje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se të githa mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike, derisa ka theksuar se paqja në Kosovë është paqe për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur në margjinat e samitit të liderëve evropian në Moldavi.

“Ne kemi një qëndrim shumë të qartë se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike sepse paqja në Kosovë është paqe edhe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë prapa nesh. Pra, zbatimi i marrëveshjeve tashmë të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi i planit të zbatimit duhet të jetë imperativ për politikanët nga të dyja vendet, ne bëjmë thirrje për de-eskalim dhe për vazhdimin e komunikimit midis dy vendeve me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Exit mobile version