UBT News

KOSTT-i ka kërkuar nga Qeveria fonde shtesë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se KOSTT-i javën e kaluar ka bërë kërkesë për fonde shtesë.

“Jemi në një kohë kur për çështjen e mos faturimit në komunat veriore duhet të ketë një zgjidhje. Kemi punuar që në dialog e deri tek institucionet tona si KOSTT edhe KEDS që të përmbushim pikët e udhërrëfyesit të nënshkruar në maj. Jemi në një situatë që pala tjetër ka përmbushur disa nga obligimet por kjo situatë nuk mund të vazhdoj kështu. E jo tani në këtë kohë krize”.

“Ne do ti konsiderojmë të gjithë mënyrat për zgjidhje shumë të shpejt të këtij problemi” u shpreh ajo./KP

Exit mobile version