Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë për tremujorin e parë të vitit 2021.
Sipas ASK-së, kostoja e tërësishme e ndërtimit në Kosovë shënuar rritje për 3.7% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me TM4 2020.
“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 3.7% në tremujorin e parë (TM1) 2021, krahasuar me TM4 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet (4.7%); energjia (3.0%); kostot e tjera (2.1%); makineritë (1.3%); dhe pagat (1.2%)”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, krahasuar TM1 2021 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM1 2020, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 5.3%.
“Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (7.9%); energjia (5.5%); makineritë (2.7%); dhe kostot e tjera (0.6%).Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-10.3%) dhe pagat (-0.2%)”, thuhet më tej në njoftim.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet