Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje me 6.3% në tremujorin e dytë 2021 krahasuar me tremujorin e parë 2021.
Sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e dytë 2021, rritje më të madhe kishte te materialet 8.6%, pagat 0.8 %, kostot e tjera 0.7% dhe makineritë 0.6%, ndërsa rënie e çmimeve kishte tek energjia 1.4%.
Ndërkaq, kur krahasohet tremujori i dytë 2021 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje me 12.1%. Kjo ngritje e indeksit, kryesisht u vërejt te materialet 17%, energjia 5.9 %, makineritë 2.8%, kostot e tjera 2.1% dhe pagat 0.6%.
Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te transporti 6.6%.