Një projekt për rigjenerimin e pyjeve në Kosta Rika dhe dy shokë që rriten korale në Bahamas janë ndër fituesit e Çmimeve “Earthshot”, që u ndanë për herë të parë në Londër.
Duka i Kembrixhit e nisi këtë iniciativë për të gjetur zgjidhje për problemet mjedisore të planetit dhe për të kapërcyer pesimizmin që ndjejnë njërëzit për të ardhmen e tij.
Presidenti i Kosta Rikës, Carlos Alvarado menjëherë pas çmimit tha se me fondet do të punojnë për hartimin e politikave të ruajtjes dhe mbrojtjes së oqeanit.
Fituesit e tjerë që u shpërblyen me 1 milion paund ishin: një projekt në Indi, ku është krijuar një makinë portative për t’i kthyer mbetjet bujqësore në pleh; nisma e Milanos për shpërndarjen e ushqimit të papërdorur dhe iniciativa tajlandeze për të bërë hidrogjen duke përdorur energji të rinovueshme.
Shfaqjes iu bashkuan yje si Emma Watson, Dame Emma Thompson dhe David Oyelowo për ceremoninë në “Alexandra Palace”.
Ed Sheeran dhe Coldplay ishin mes artistëve që performuan – dhe në përputhje me mesazhin eko, muzika u mundësua nga 60 çiklistë që pedalonin në biçikleta.
Çdo vit për dekadën e ardhshme, do të shpërblehen me nga 1 milion paund pesë projektet më të mira, që po punojnë për të gjetur zgjidhje për problemet mjedisore të planetit.
Fituesit përurues u përzgjodhën nga pesë kategori të ndryshme prej 15 prej gjyqtarëve, përfshirë Sir David Attenborough, aktoren Cate Blanchett dhe këngëtaren Shakira./oranews