Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar pasi që të njëjtit gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i është gjetur një elektroshok.
I dyshuari pas intervistimit nga prokuroi është liruar.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“ANP Adem Jashari 18.08.2021 – 09:20. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një elektroshok. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.