Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon ta mundojë çështja e Kosovës.
Ai këtë e shprehu edhe gjatë takimit të sotëm që pati me ambasadorin rus në vendin e tij, Alexander Botsan-Kharchenko.
Duke folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiq tha se “ditë të vështira janë përpara vendit tonë”, dhe shtoi se “ do të investojë shumë energji në Bruksel për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, duke luftuar për një kompromis”, thonë nga zyra për media e Vuçiqit, raporton Tanjug,transmeton Klankosova.tv.