UBT News

Kosova vazhdon përmirësimin në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot ka publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, hulumtim ky që zhvillohet nga Trasparency International në baza vjetore.

Vlerësimi është bërë në 180 shtete të botës, me ç’rast Kosova është vlerësuar me 41 pikë dhe është ranguar në vendin e 84-të nga 180 shtete të botës.

“Për vitin 2022 Kosova eshte ranguar në vendin e 84 nga 180 shtete të botës. Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të përmirësimit të Kosovës në këtë indeks krahasuar me vitet e kaluara. Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Përendimor, Kosova renditet në vendin e dytë pas Malit të Zi, ndërsa lë pas vetes Maqedoninë e Veriut me 40 pikë, Shqipërinë dhe Serbinë me nga 36 pikë si dhe Bosnje Hercegovinën me 34 pikë. Megjithatë, vlen të theksohet që Kosova mbetet ende larg mesatares së Bashkimit Evropian, e cila ka një mesatare prej gjithsej 66 pikësh”, ka thënë Eugen Cakolli.

Ai është shprehur se për vitin 2022 rezultatet e indeksit tregojnë qe shumica e shteteve te botës kanë pasur fare pak progres në luftimin e korrupsionit, duke bërë që dy të tretat e shteteve të boës të jenë nën mesatarën e pranueshme prej 50 pikësh, ku bën pjesë edhe Kosova.

Vlerësimi është bërë nga 0 në 100 pikë, 0 nënkupton nivel tejet të lartë të korrupsionit, ndërsa 100 pikë do të thotë një shoqëri dhe shtet pa korrupsion.

Exit mobile version