Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit virtual me përfaqësuesit e Pfizer.
“Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 mijë vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer. Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta. Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre”, shkroi Zemaj në Facebook.
Zemaj njoftoi se krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Covax edhe 360 mijë vaksina falas për 20 për qind të popullatës.
“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, shkroi ai më tej./UBTNews
Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer. Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave…
Posted by Armend Zemaj on Tuesday, January 5, 2021