UBT News

Kosova shpall të premten ditë zie

Kosova nesër do të jetë në ditë zie për shkak të vdekjes së mikes së madhe të shqiptarëve, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për çka njoftoi se edhe seanca e sotme e Kuvendit është shtyrë për ditën e hënë në orën 10:00.

“Ne e kemi paraparë seancën për sot të jetë e rregullt, por për shkak se ndërroi jetë ditën e kaluar sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright që ka dhënë një kontribut të cilin kurrë nuk do ta harrojmë si popull për lirin dhe pavarësinë tonë. E po ashtu para pak minutash presidentja sapo e shpalli ditë zie për shkak të kësaj ngjarjen ditën e nesërme, ditë zie në Kosovë. Edhe në konsultim me shefat e grupeve parlamentare që patëm pak më parë na u duk më e arsyeshme që për shkak të këtyre zhvillimeve ta zhvendosim seancën e sotme për ditën e hënë në orën 10:00”, u shpreh Konjufca.

Ish-sekretarja e SHBA-së ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 84 vjeçare. Ajo është gruaja e parë sekretare amerikane e Shtetit. Madeleine Albright mbrojti zgjerimin e NATO-së, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës.

Albright për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në vitin 2019 iu zbulua busti i saj në Prishtinë.

Exit mobile version