UBT News

Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes së qytetarëve të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht u vaksinuan 31% e qytetarëve.

Përmes një njoftimi për media nga MSH, thuhet se sipas të dhënave të fundit Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.

“Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.

Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version